Për shkak të grevës së punonjësve të doganës greke, pika doganore e Kapshticës do të jetë e mbyllur përkohësisht të hënën, 27 korrik 2026.
Mbyllja do të jetë prej orës 05:00 deri në orën 09:00.
Po ashtu dhe pika doganore e Qafë Botës do të mbyllet përkohësisht duke nisur nga ora 05:00 deri në orën 09:00.
Dogana Shqiptare u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që planifikojnë të udhëtojnë drejt Greqisë të shmangin gjatë intervalit të mbylljes së pikave doganore.
Më herët u njoftua se edhe në pikën doganore të Kakavijës, të hënën do të pezullohej përkohësisht lëvizja duke nisur nga ora 07:00-11:00./kb
