Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka propozuar një ulje me 40% të pagës për një periudhë një vjetore për gjyqtaren Suela Dashi. Kjo pasi në hetimin disiplinor, është konstatuar se gjyqtarja ka kryer shkelje me dashje në rastet e mungesave të pajustifikuara, mosrespektim apo zbatim i grabuar i vendimeve të gjykatave më të larta si edhe mosparaqitje kërkese për heqje dorë nga ndjekja e një çështjeje.
Sipas ILD s’la rrethana të cilat justifikojnë shkeljet, ndërsa përbën lehtësim fakti që ndaj Dashit nuk ka masa disiplinore të mëparshme.
Arsyet e konstatuara nga hetimi disiplior:
Mungesa e pajustifikuar në detyrë, për më shumë se tre ditë pune në vit;
Mosparaqitja e kërkesës për heqje dorë nga procedimi apo gjykimi i çështjes, kur kjo është e detyrueshme sipas ligjit, nëse magjistrati ka dijeni ose duhet të kishte dijeni të rrethanave të tilla;
Mosrespektimi i rëndë ose i përsëritur i legjislacionit procedural e material ose zbatimi i gabuar i legjislacionit procedural dhe material, kur konstatohet nga një gjykatë më e lartë. /ad
