Një postim i fundit i Mirit Westside Family ka bërë që vëmendja të rikthehet te përplasjet e tij me Selin Bollatin pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania 5”.
Pak orë pas intervistës së Selinit në “Pushime On Top”, ku ajo foli për eksperiencën e saj në reality show dhe rrugëtimin drejt fitores, Miri publikoi një mesazh në Instagram që shumë ndjekës e interpretuan si një thumbim të drejtuar ndaj saj.

“Dhelpra kur nuk i kapi rrushët, sigurisht që ishte i prishur. Kështu që thuajeni me zë të lartë se kush ju çoi në finale, se nuk është turp! Ps. Tfala nga 006-ta”, shkroi këngëtari.
Edhe pse Miri nuk përmendi asnjë emër, referenca për finalen dhe koha e publikimit bënë që komentuesit ta lidhin menjëherë me Selinin, e cila u shpall fituese e edicionit.
Dyshja pati një nga marrëdhëniet më të komentuara brenda shtëpisë. Fillimisht aleatë dhe shumë të afërt, Selini dhe Miri përfunduan në kahe të kundërta, duke u përballur shpesh me debate dhe përplasje gjatë lojës.
Në finalen e madhe, të dy siguruan dy vendet e para, me Selinin që mori trofeun, ndërsa Miri u rendit i dyti. Mesazhi i fundit i tij ka rihapur diskutimet për raportin mes tyre, megjithëse ai ende nuk ka zbuluar nëse fjalët e tij kishin një adresë konkrete./mxh
