Një hipotezë e re sugjeron se unazat e famshme të Saturnit u krijuan rreth 100 milionë vjet më parë, pas shkatërrimit të një hëne të lashtë të quajtur Krisalidë nga forca gravitacionale e planetit gjigant. Sipas modeleve kompjuterike të studiuesve nga Departamenti i Shkencave të Tokës dhe Planetëve në Universitetin e Kalifornisë, Krisalida kishte një diametër prej rreth 1.500 kilometrash. Kur orbita e saj u bë e paqëndrueshme dhe iu afrua shumë Saturnit, graviteti i planetit e copëtoi, ndërsa mbetjet e saj formuan unazat që njohim sot. Shkencëtarët mendojnë se në fillim ato ishin shumë më të mëdha dhe më pas u reduktuan për shkak të ndërveprimeve gravitacionale me hënat e mëdha të Saturnit, veçanërisht me Titanin. Megjithatë, mbeten ende disa pyetje pa përgjigje, si për shembull çfarë ndodhi me fragmentin më të madh të Krisalidës dhe si ndikuan mbetjet e saj në formimin e kratereve në hënat e Saturnit./FC
Artikulli i MëparshëmA ndotin më shumë vezët organike se ato nga fermat intensive?
