Ministria e Brendshme italiane urdhëroi sot që marrëveshja Shengen me Spanjën të pezullohet, duke synuar mbylljen e kufijve detarë dhe ajrorë, pasi 60,000 emigrantë marokenë arritën në Ceuta.
Më herët sot, Komiteti i Italisë për Imigracionin dhe Sigurinë Kufitare u takua për të analizuar situatën e imigracionit në Ceuta, një enklavë spanjolle në Afrikën e Veriut.
Ministri i Brendshëm italian Matteo Piantedosi foli gjithashtu me homologun e tij francez Laurent Nunez, me të dy që ranë dakord të forcojnë kontrollet përgjatë kufirit të tyre, sipas agjencisë ANSA.
Ceuta ka përjetuar një krizë kufitare pasi qindra mijëra marokenë kaluan masivisht kufirin. Ministria e Brendshme e Spanjës tha më parë se shumica ishin kthyer tashmë në Marok./mxh
