Këngëtari i njohur, Stefi Prifti, ka ndarë sot një reagim lidhur me udhëzimin për kufijtë e ri të zhurmës.
Përmes një reagimi në “Instagram”, Prifti shprehet se veçanërisht në sezonin e verës, shtyrja e orarir për mbrëmjet muzikore, do t’u shërbente përformuesve dhe bizneseve.
Sipas artistit, këto kufizime të vendosura janë ekstreme, gjë që e cilëson si një vendim abusur të qeverisë, që sipas tij saboton këtë kategori pune.
“Keq e me keq…?
Egzistonte nje fije shprese se mund te shtyhej pak orari i mbremjeve muzikore, sidomos ne sezonin e veres..? Njelloj si vendet fqinje, qe respektojne punen kur vjen, biznesin dhe artistet qe kane me shume mundesi per te punuar, pikerisht ne keto 35-40 dite vere.
Por, thjesht ka qene iluzion i imi…?
Jo vetem qe nuk ndodh zgjatja e orarit pertej ores 11:00 ???? por krejt papritur mesojme nje nga vendimet me absurde te qeverise “per zhurmat”,(sepse keshtu klasifikohet muzika kohet e fundit), se :
Muzika ne c’do lokal edhe brenda orarit te lejuar 20:00 me 11:00 do te monitorohet me njesine e matjes dicibel dhe niveli i lejuar eshte percaktuar 45 dc?Dmth eshte njelloj si te thone qe nuk do kendohet me live, sepse me nivelin 45 dc nuk mund te interpretohet (kendohet), live.
Eshte e pamundur?
Nuk mund ta kuptoj! Perse kaq ekstem? Kujt i prishet qetesia apo gjumi ne kete ore? Me duket sikur kete vend e sabotojne c’do dite me vendime e plane antishqiptare ?
Bizneset dhe artistet (kenetare e instrumentiste), kane pasur veshtiresi te forta me orarin e kufizuar dhe renia e punes eshte ndier kudo dhe per te gjithe.
Tani po kaloni c’do limit duke e bere thuajse te pamundur aktivitetin tone (per te gjithe artistet ne Shqiperi), dhe bisneseve qe duan te bejne dicka ndryshe per klientet ne dite te vecanta, sidomos tani ne stinen e veres.
Per te qene me i sakte jane vetem 35-40 dite qe egziston kjo mundesi nga 15 Korriku deri ne 20 Gusht.
Z. Kryeminister Edi Rama dhe ju ministrat e mjedisit dhe kultures! Rishikoni edhe njehere kete vendim te padrejte per artistet dhe bizneset. Padyshim edhe per pjesen me te madhe te qytetareve dhe turisteve qe vizitojne vendin tone. Mos e paralizoni edhe ate pak gezim qe njerezit marin duke konsumuar dicka dhe degjuar muzike.
Njerezit (shumica dermuese), kane nevoje te kendojne e vallezojne, pse jo edhe te argetohen ne ditet e tyre te pushimeve. Mjaft halle dhe probleme kane shqiptaret per te zgjidhur. Edhe ju, gjithashtu! Ky eshte qendrimi im i pare dhe ne emer te shume artisteve, kengetare e muzikante per kete rast kerkoj mirekuptimin tuaj dhe anullimin e ketij vendimi jo normal”,-thuhet në postim./kb
