Ish-deputeti dhe ish-nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, ka reaguar sot lidhur me debatin e krijuar ditët e fundit për propozimet e Reformës Territoriale.
Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Spaho ndan një qëndrim të gjatë, ku thekson se në debatin mes kryebashkiakëve socialistë nuk vërën asnjë argument të vërtetë për ndarjen e re.
Sipas tij, përmendja e reduktimit të shërbimeve të qytetarëve nuk qëndron, pasi e njëjta gjë ndodhi edhe në reformën e vitit 2014.
Më tej, ish-deputeti shton se historiku i ri i këtyre bashkive përfshin specifikisht 12 vitet që nga reforma e fundit dhe aktualisht ka elementë të tjerë që duhet të diskutohen prej tyre.
Demokrati shkruan se interesi i vetëm i reagimeve të kryebashkiakut, që sipas tij, mendojnë për karriget dhe privilegjet që nuk do i kenë pas zgjedhjeve të vitit 2027.
“Po ndjek me vemendje debatin per reformen territoriale, propozimin e PS per reduktimin e 15 bashkive si dhe reagimin kunder te kryetareve te bashkive te PS dhe thirrjet per protesta.
Ne kete debat nuk kam pare asnje argument te vertete nga ata qe e kundershtojne ndarjen e re, se perse nuk duhet te kete bashkim bashkish. I vetmi “arsyetim” ngelet ai qe sherbimet ndaj qytetarit do largohen kaq e aq kilometra, pa argumentuar nese sherbimet do permiresohen apo do perkeqesohen.
Argumenti i mesiperm eshte me i dobeti, pasi nese do mbeshteteshim mbi kilometrat nga qendra e bashkise, reforma e vitit 2014, e cila zevendesoi rreth 400 njesi administrative me 61 bashki, nuk duhej te ishte kryer. Reforma e vitit 2014 u votua me shumice absolute kurse opozita i dha mbeshtetjen me te fuqishme duke mos marre pjese ne te.
Nisur nga filozofia e nje force te djathte, per nje administrate me te vogel, me te afte dhe financiarisht te qendrueshme, si dhe realiteti qe sundon ne keto bashki, po ju jap disa argumente qe ky propozim mund te mos jete me i miri, pasi kete do e vertetoje koha, por ai niset nga premisa per te nxitur zhvillimin dhe interesi i qytetareve.
1. Asnje nga keto bashki, drejtuesit e te cileve pretendojne se bashkimi po zhduk kufinjte historike, nuk kane qene te tilla. Ato jane krijuar si bashki nga reforma territoriale e vitit 2014, pra historia e tyre eshte vetem 12 vjecare.
2. Ne te gjitha keto bashki, duke filluar nga viti 2014 e deri me sot, per shkak te migrimit te brendshem apo te jashtem, ka rene ndjeshem numuri i popullsise me rreth 20-40%, gje qe jo vetem ul ndjeshem efikasitetin e ketyre njesive vendore, por nuk gjen as njerez te kualifikur per tu punesuar ne administratat perkatese.
3. Te gjitha keto bashki gjate 12 vjeteve ekzistence, nuk kane qene ne gjendje te mbajne vehten financiarisht, nuk kane kapacitet fiskal, nuk prodhojne dot te ardhura sepse nuk mbledhin dot taksa ngaqe kane territor dhe numer te kufizuar banoresh.
Sikur keto bashki te mbledhin te gjithe kapacitetin teorik fiskal te tyre, ato nuk jane ne gjendje te financojne as 50% te pagave te personelit, pale te investojne ndonje lek ne zhvillimin e komunitetit.
Burimi i vetem financiar per financimin e projekteve per zhvillimin e komuniteve kane qene dhe mbeten fondet nga buxheti qendror.
Atehere perse duhet te jene me vehte kur nuk nxjerrin dot as buken e gojes?
Duhet ti kemi me vehte dhe te paguajme nga taksat tona per kryetarin e bashkise dhe per te vjedhur tenderat e fondeve per investime qe marrin nga pushteti qendror?
3. Pretendimi qe ndarja e propozuar eshte politike dhe synon votat per zgjedhjet vendore te vitit 2027 eshte teresisht absurd dhe i pa mbeshtetur. Ndarja e propozuar nuk eshte politike. Nga 15 bashki qe propozohet te bashkohen deri me tani:
2 bashki i ka fituar bindshem PD
2 bashki i ka fituar me diference te ngushte PS.
11 bashki i ka fituar thelle PS.
4. Te gjitha qendrat e ketyre bashkive, me propozimin e ri do kene statusin qytet-bashki, sikurse e kane pasur deri ne vitin 2014, me kompetenca te rritura ne fushen financiare, arsim, shendetesi, transport.
Ka plot argumenta te tjere ne favor te propozimit por po ngelem ne ato thelbesoret.
Mendoj se ne shqiptaret jemi te politizuar deri ne gen. Ne nuk shohim interesin tone por interesin e partise dhe kete e paraqesim si interes te qytetareve.
Deri me sot, nga pushteti vendor kane reaguar kunder ndarjes te re, te zgjedhurit e PS dhe jo te PD. Me sa duket mendojne per karriget dhe privilegjet qe nuk do i kene pas zgjedhjeve te vitit 2027.
Nuk lejoj komente ne kete postim, pasi populli inteligjent dhe krijues i FB flet vetem me tqr, tqp, zagar i shitur tek Rama, tradhetar i udheheqesit legjendar, tradhetove lexhenden ashtu si Enverin e tradhetonin shoket, etj. Kush desheron te me kundershtoje, le te me shkruaje ne inbox me argumenta se perse arsyetimi im eshte i gabuar.
Shpresoj qe ndonje lexues racional te me kundershtoje me fakte dhe jo me parrulla per te shtuar rradhet e protestes”,-shkruan SpahO/kb
