Last Updated on 03/08/2026 by Anisa
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një deklarate për mediat jashtë ambienteve të SPAK-ut është pyetur nëse opozita do të bashkëpunojë me PS për përzgjedhjen e emrit të Prokurorit të Përgjithshëm.
“Jo, ne nuk marrim pjesë në përzgjedhje emrash. Pas aktit të tyre me Avokatin e Popullit, ne kemi ndërprerë çdo lloj bashkëpunimi në përzgjedhjen e emrave. Por mund të them që Prokurori i Përgjithshëm sot është institucioni më i zhveshur nga çdo kompetencë dhe kur dëgjoj ndonjëherë raportin e tij, ai flet sikur është drejtori i statistikave të policisë.
