Last Updated on 04/08/2026 by EL
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka publikuar në rrjete sociale një bilanc të gjashtëmujorit të parë të këtij viti janar-qershor 2026 ndaj infrastrukturave të ekosistemit kibernetik shqiptar. Në total janë regjistruar 14,628,595 tentativa sulmi kibernetik, ndërsa e përllogaritur për minutë, numërohen rreth 56.4 tentativa.
Shumica e tyre, 54%, janë drejtuar ndaj infrastrukturave të rëndësishme të informacionit, ndërsa 46% ndaj infrastrukturave kritike të informacionit.
AKSK bën me dije më tej se këto tentativa kanë synyar sektorë të ndryshëm, ku përfshihet ai financiar, administrata publike, infkrastruktura digjitale, energjitika e të tjerë.
Njoftimi i plotë:
Tentativa për sulme kibernetike – Janar–Qershor 2026
Gjatë gjashtëmujorit të parë, janar–qershor 2026, janë regjistruar gjithsej 14,628,595 tentativa për sulme kibernetike ndaj infrastrukturave të ekosistemit kibernetik shqiptar. Ky numër përkon me rreth 56.4 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë.
Nga numri i përgjithshëm, 54% e tentativave janë drejtuar ndaj infrastrukturave të rëndësishme të informacionit, ndërsa 46% ndaj infrastrukturave kritike të informacionit.
Tentativat kanë synuar sektorë të ndryshëm, përfshirë sektorin financiar, administratën publike, infrastrukturën digjitale, sektorin energjetik si dhe sektorë të tjerë të rëndësishëm.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike vijon monitorimin e vazhdueshëm të kërcënimeve dhe forcimin e masave mbrojtëse, me qëllim rritjen e qëndrueshmërisë dhe sigurisë së infrastrukturave të informacionit në vend.
