Pas ngjares së rëndë e cila tronditi këtë të shtunë gushti Korçën, ku 20 vjeçari Joan Zuko u vra me kallashnikov nga shoku i tij i fëmijërisë, është bërë një reagim nga Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Imzot Anastasi.
Përmes një mesazhi të ndjerë ai ka dënuar aktin e dhunës dhe ka apeluar për respektimin e së drejtës njerëzore, teksa e ka cilësuar atë si një dhuratë të shenjtë.
“Jeta njerëzore është dhuratë e shenjtë e Perëndisë dhe askush nuk ka të drejtë ta shuajë atë. Asnjë konflikt, asnjë zemërim dhe asnjë arsye nuk mund ta justifikojë veprimin që merr jetën e një njeriu”, shprehet Mitropoliti.
Më tej ai ka theksuar edhe dhimbjen e thellë që një ngjarje e tillë lë në të gjithë shoqërinë. “Kur një i ri vret një të ri, shoqëria qan për të dy”, përfundoi mesazhi i tij, duke përcjellë një apel për më shumë paqe dhe respekt për jetën./ad
