Vera dhe sezoni i plazhit kanë rritur problematikat shëndetësore në popullatë. Infeksionet e veshit janë më të shtuara në këtë periudhë veçanërisht tek të rriturit.
Mjekët tregojnë se shqetësimet vijnë kryesisht nga pishinat, zhytjet në ujëra të ëmbël por edhe nga uji i detit në zona të populluara.
Mbi 20 raste me infeksione të veshit referohen çdo ditë në shërbimin e ORL në QSUT. Shefja e këtij shërbim Brikena Qirjazi tregon edhe për rastet e shtuara tek fëmijët, por me një problematikë ndryshe nga të rriturit.
Mjekët rekomandojnë kujdes veçanërisht për personat që vuajnë në mënyrë kronike nga infeksionet e veshit.
Për ta rekomandohet hyrja ne ujë vetëm me mbrojtëse të veshëve, kapuçë ose tapa. Gjithashtu mjekët këshillojnë që për çdo shqetësim pacientët t’i drejtohen fillimisht specialistit dhe jo farmacisë./ad
