Shakira ka shprehur solidaritetin e saj me bashkatdhetarët e prekur nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.4 që goditi Kolumbinë të hënën, më 10 gusht.
Këngëtarja kolumbiane, e cila nuk e ka fshehur asnjëherë lidhjen e fortë me vendlindjen e saj, reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, duke u dërguar një mesazh mbështetjeje dhe një përqafim të madh të gjithë të prekurve.
Shakira: “E gjithë forca dhe dashuria ime për atdheun tim”
“E dashur Kolumbi, zemra ime është pranë të gjithë atyre që e përjetuan këtë tërmet sot dhe familjeve që po kalojnë momente ankthi. Në momente të tilla, ne kolumbianët dimë të bashkohemi dhe të mbështesim njëri-tjetrin”, shkroi fillimisht këngëtarja.
Më tej, ajo shtoi:
“E gjithë forca dhe dashuria ime për atdheun tim. Le të përqafohemi fort dhe të ndjekim udhëzimet, në mënyrë që të mund të ndihmojmë sa më shpejt të jetë e mundur.”/ad
Colombia querida, mi corazón está con todos los que hoy sintieron este terremoto y con las familias que están pasando momentos de angustia.
En momentos así, los colombianos sabemos unirnos y sostenernos unos a otros. Toda mi fuerza y mi amor para mi tierra. Abracémonos fuerte y…
— Shakira (@shakira) August 10, 2026
