Kompania Meta që ka në pronësi Facebook dhe Instagram po përballet në gjyq me një padi nga 29 shtete amerikane, që e akuzojnë platformën se ka shkelur ligjet që mbrojnë fëmijët.
Gjyqi disa ditor ka filluar në Kaliforni dhe Meta akuzohet se ka projektuar platformat e saj për të krijuar varësi tek të rinjtë dhe për shkelje të ligjeve të privatësisë së fëmijëve.
Kalifornia, Kolorado, Kentucky dhe New Jersey janë shtetet që udhëheqin padinë para gjykatës dhe kërkojnë miliarda dollarë dëmshpërblim nga kompania dhe të bëjë ndryshime, duke fshehur numrin e “pëlqimeve”.
Të gjitha shtetet kërkojnë së bashku deri në 1.4 trilion dollarë dëmshpërblim. Ky dënim financiar i propozuar është pothuajse sa vlerësimi total i Metës në Wall Street.
Në padi thuhet se Meta i ka projektuar mediat sociale për të krijuar varësi, si fillimi automatik i videove dhe Instagram Stories, të krijuara për t’i mbajtur perdoruesit aty sa më gjatë të jetë e mundur.
Katër shtetet thonë se Meta përmes njoftime të shpeshta, synon t’i rikthejnë të rinjtë në aplikacione.
Një tjetër akuzë është edhe mbledhja dhe përdorimi i të dhënave personale të fëmijëve ndërsa ata përdornin platformat e kompanisë.
Prokurori i Përgjithshëm i Kentucky-t, Russell Coleman, e ka përshkruar rastin si “padinë më të madhe për mbrojtjen e konsumatorit në historinë amerikane”./mxh
