Një tregim i Pëllumb Kullës për vjedhjet gjatë komunizmit, me një personazh me emrin Braush Emini, është bërë shkak për një përplasje mes tij dhe aktorit të njohur Nikoll Llambro.
Kulla është mërzitur, pse Llambro i ka ka thënë që të shkruajë edhe për hajdutët e sotëm.
Debati
Nikolla Llambro: Urime Pëllumb! Kishte shumë Braushër atëhere vërtet. Po sot Mjeshtër si i vjedhin dhe ku i mësuesin milionat????
Pellumb Kulla: Edhe ti, o Nikolla Llambro?! Mire ca prej komentatorëve që nuk më njohin, po edhe ti, o miku im?!!! Ata kerkojne qe unë të shkruaj “sipas kërkesave të lexonjësve” por edhe ti që e di se unë kam shkruar edhe postuar në faqet e fejsbukut mijëra e mijëra shkrime për vjedhjet e piramidave, për pensionet e pamjaftueshme (komeditë “Milioneri”, “Dikush duhet të vdesë” qe janë ně youtube).
Kam shkruar e filmuar për skafistët që u pasuruan duke hedhur mijëra kinezë në Itali (shih Youtube) dhe blinin sy, se i kishin humbur në përleshje me trafikantët e tjerë (Kanani (Agron Llakaj) kërkon sy”) Po artikujt “Pse 140 deputetë dhe jo vetëm Dy?!”, -“Enveri më mirë të na kish lënë komunizmin, se na la komunistët!” -“Shëndetësia është falas, veçsee shërimi kushton shumë shtrenjt”, – “Deri më sa Lazaratër lejon Kushtetuta jonë?”, -“Kriminelët i kërkon populli e i fsheh policia.” Këto I kam shkruar unë! Dhe 20 herë kaq!
Faqja e fejsbukut Tim është e Imja dhe unë ve çfarë dua unë, jo çfarë duan lexuesit e revoltuar nga vjedhjet e sotme, si zotërinjtë Xhelali, Marqeshi e Bubraku. Atyre unë u jam mirënjohës që më lexojnë, por nuk kanë pse të më fyejnë, kur nuk më njohin. E pakta, le të shkruajnë vetë.
Unë nxjerr në fb ca vjedhje, shkruar më 1984 dhe botuar pas 1990… Dhe i nxjerr se ato, të paktën, të bëjnë për të qeshur. Vjedhja e floririt të Kërrabës nuk të bën për të qeshur, se ajo nuk do penë do mitroloz!
E unë atë mitroloz nuk e kam.
Në fejsbukun tim postoj ato që dua unë, Nikolla i dashur!
Nikolla Llambro: Miku im i Vyer! Kurrsesi nuk doja të të fyej dhe aq më tepër të të diktoj të shkruash ato që duam “ne…” . Shkrimi më pëlqeu aq shumë sa qesha me zë. Sigurisht tani gjykoj, se pyetja që të bëra ,për hajdutët e sotëm, nuk duhej. Mbase do doja Miku im të lexoja ndonjë histori me humorin e hollë e të këndshëm, siç di vetëm ti ta bësh.
Ke shkruar e di, se kam lexuar vetëm titujt e librave. Them titujt, dhe kjo është një mangësi e madhe, por nuk është as për neglizhencë dhe as mungesë dëshire për të lexuar veprat e tua të vyera. Kjo, për të vetmen arsye, të mungesës sime 35 vjeçare si emigrand në Greqi, ku informacioni, mundësit komunikuese reale dhe ardhja në Shqipëri për vetëm disa ditë,nga pamundësia e angazhimeve profesionale e kushteve Familjare, më ka privuar mundësinë e informacionit, të furnizimit të plotë me literaturën që egziston e qarkullon në Shqipëri.Mbase do ta quash neglizhenc, indiferentizëm …mbase…por unë e kam vuajtur dhe e vuaj këtë mungesë, se shpesh konstatoj që, në vetvete, kam mbetur shumë në haresë. FB nuk mjafton dhe shpesh ai bën dëm në informacion jo të saktë e thashethemnajë…
Në se të kam prekur, të kërkoj ndjes, por kurrsesi nuk kam dashur të të fyej. Zaten, se kam as zakon, por dhe s’kam fuqi ta bëj karshi personalitetit tënd si njeri, si krijus dhe si artist.
Pëllumb Miku im! Ti nuk mund ta imagjinosh se sa dëshirë, sa nevojë kam pasur e kam të lexoja e të lexoj krijimtarinë tënde letrare!!!
Të kam ndjekur e të ndjek në fb, por a mjafton kjo??…Ë??..
Nejse…edhe një herë të kërkoj ndjesë. Nuk e fsheh e të them me sinqeritet që u mërzita shumë, jo pse më bëre vrejtje, joooo…U mërzita me veten time, që u tregova i pa vëmëndshëm dhe i pa kujdesshëm. Lajthitje e pa lejuar e çastit!
Uroj të jeni shumë mirë familjarisht dhe suksese në krijimtari. Të fala të sinqerta koleges sonë Z.Xhuli!

