Egnatia ka barazuar 0-0 me Lillestrom në ndeshjen e parë të play-off-it të Europa League, të luajtur në “Arena Egnatia”.
Kampionët e Shqipërisë zhvilluan një ndeshje të kujdesshme dhe të organizuar, duke u mbrojtur mirë dhe duke krijuar disa raste të mira për të shënuar.
Rrogozhinasit patën mundësitë e tyre gjatë takimit, por nuk arritën t’i konkretizonin. Rasti më i rrezikshëm ishte në pjesë e dytë, ku goditja me kokë e Grudës u ndal nga tranversa.
Pas këtij rezultati, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit. Egnatia do të udhëtojë në Norvegji për të luajtur aktin e dytë të kësaj përballjeje, ku do të kërkojë fitoren dhe kualifikimin në fazën e ligës së Europa League.
Ndeshja e kthimit mes Lillestrom dhe Egnatias do të luhet më 27 gusht në Norvegji, në orën 19:00./mxh
