Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka reaguar ashpër ndaj përfshirjes së organizatës ndërkombëtare Global Sumud Flotilla në protestat kundër investimit në Sazan. Në një deklaratë të gjatë, Spaho e lidh lëvizjen me atë që e quan “Revolucion Flamingo” dhe akuzon aktorë ndërkombëtarë për ndërhyrje në çështjet e brendshme të Shqipërisë. Ai kundërshton paralelizmin mes Sazanit dhe Gazës, duke theksuar se Shqipëria duhet të ruajë orientimin e saj euroatlantik dhe duke i bërë thirrje qeverisë të mos lejojë, sipas tij, ndërhyrje të huaja në zhvillimet politike të vendit.
Reagimi i plotë:
Shqipëria nuk eshte Palestine, as koloni e Sorosit dhe e te majtes reaksionare boterore!
Kam deklaruar qe ne diten e pare te Revolucionit Flamingo dhe shkruar me pas, qe ai eshte produkt i sharlataneve te majte dhe globalisteve nderkombetare, midis te cileve perandoria e Soros, per interesa te tyre ideologjike, ekonomike e financiare, si dhe i kam bere thirrje Kryeministrit qe te mos beje asnje hap pas me ta.
Kam marre anatemime, sharje, kercenime, mallkime e ofendime sidomos nga ndjekesit e Partise Demokratike dhe bashkepjesmarresit e saj ne kete revolucion antikombetar.
Koha me dha te drejte!
Konspiracioni i te majtes nderkombetare per ta kthyer Shqiperine ne shesh beteje me ndjekesit e Trump kur ne SHBA zhvillohen zgjedhjet vendimtare te mesmandatit, per te anulluar dy investime jetike per vendin tone si dhe per te rrezuar qeverine e saj legjitime, me pasoja fatale per procesin e integrimit europian, sot nuk mund te mbulohet me me shoshe.
Organizata ne sherbim te palestinezeve, Global Sumut Flotilla, e udhehequr nga Wael Nawar, Sümeyra Akdeniz-Ordu, Saif Abu Keshk, e financuar nga burimet me te erreta arabe dhe Soros, pajisur me filozofine me radikale islamiste, me lidhje te dukshme dhe te fshehta me Hamas, sot po del hapur ne mbrojtje te Revolucionit Flamingo dhe ben thirrje shqiptareve per mbrojtur Sazanin sikurse ka bere edhe per Gazen.
Cfare lidhje ka Sazani me Gazen? Kush i lejon keta anarshiste nderkombetare te bejne paralele te tilla dhe te fusin hundet ne punet e nje vendi sovran?
Me cfare te drejte ngrihen keta dhe te kerkojne anullimin e dy investimeve shume te medha e jetike per Shqiperine dhe qe Soros i konsideron rrezik per perandorine e tij financiare?
Cilet jane ata sharlatane ne Shqiperi dhe jashte saj, te cilet duan ta bejne vendin dhe qytetaret tane pjese te nje beteje me SHBA, te na lidhin me Palestinen dhe Hamasin te cilet edhe vendet arabe po i braktisin, te na bejne pjese te nje koalicioni me te cilin jo vetem nuk na lidh asgje, por perkundrazi, demtojme vendin dhe te ardhmen e tij.
A nuk e dalloni dot frymezimin e tyre mor te mjere, kur edhe flamingon e kane veshur me perçe? A do behemi ne shtet kelysh i Lindjes se Mesme ne zemer te Europes?
Ku ishin keta sharlatane qe nuk ngriten zerin kur populli shqiptar i Kosoves u shperngul me kuç e me maç nga trojet e tij dhe me dhjetra mijra vete u vrane e sakatuan, kur Palestina nuk njeh pavaresine e saj dhe nuk do ta njohe kurre?
Ka ardhur koha qe marrezia qe na ka kapur prej 80 ditesh me marksiste, fondamentaliste, OJQ te korruptuara, pd-iste, Vlen-iste, vetvendosje, fondamentaliste islamike, sorosiste e socialiste te rene nga fiku, te marre fund.
Eshte ne detyren dhe nderin e Qeverise shqiptare, qe keta sharlatane te mos i lejoje te zbresin ne bregdetin shqiptar, ti shpalle non grata dhe te nderprese nderhyrjen dhe financimin e trazirave politike ne Shqiperi.
Shqiptare jini vigjilente, mos mbeshtesni ne Shtator lojra qe mund te na kushtojne shume, sikurse ka ndodhur shpesh gjate historise sone.
Shqiperia ka qene dhe do mbetet e orientuar nga Perendimi, drejt Bashkimit Europian dhe SHBA-ve dhe asnjehere nuk do shohe nga lindja e aq me pak nga Lindja e Mesme.
GlobalSumutFlotilla: Ne do te lundrojme sebashku per te deklaruar qe nuk do te lejojme shitjen e tokes sone nga Sazani ne Gaza.
Te njejtet arkitekte te cilet do te kthejne Gazen e shkaterruar ne nje Riviere do te ndertojne nje resort elitar ne Sazan.
Ne te dy rastet keta neokolonialiste nuk kane respekt per jeten e njerezve apo habitatin natyror. Kthejne token tone te lashte ne mallra.
Ne qendrojme sebashku, Palestinezet dhe Shqiptaret, ne luften e perbashket kunder vjedhjes se tokes dhe te ardhmes tone./ad
