“Ukraina ka hapur kutinë e Pandorës”, kështu ka deklaruar presidenti rus Vladimir Putin, duke iu referuar sulmeve të Kievit ndaj infrastrukturës ekonomike ruse.
Në një intervistë për media, kreu i Kremlinit premtoi përgjigje të ashpër ndaj çdo goditjeje.
“Regjimi i Kievit vendosi të dëmtojë ekonominë tonë. Çfarë bëri? Me vetëdije hapi kutinë e Pandorës. Atëherë le të presin një përgjigje që synon sektorët e tyre më të ndjeshëm ekonomikë”.
Ukraina ka përshkallëzuar këtë verë sulmet me dronë ndaj rafinerive të naftës dhe depove të shitësve me pakicë, duke synuar të shkatërrojë infrastrukturën ruse.
Nga ana tjetër, Rusia është përgjigjur me sulme kundër infrastrukturës ekonomike dhe eksporteve të drithërave të Ukrainës nëpërmjet Detit të Zi.
Më tej, gjatë intervistës, Putin tha se pavarësisht goditjeve, tregu global nuk do të ketë mungesë të drithërave, pasi Rusia do t’i zëvendësojë ato.
“Ne përballemi me sfida në lidhje me dërgesën e mallrave, por do t’i zgjidhim këto çështje. Prandaj, nuk do të ketë mungesë në tregun global”.
Udhëheqësi rus gjithashtu riafirmoi qëndrimin e tij se Moska është e hapur për bisedime paqeje, por vetëm në bazë të realiteteve në terren, jo të atyre ukrainase që ai i quajti “propozime ekzotike”./mxh
