Juventus e nisi sezonin 2026/27 në Serie A me fitore 1-0 ndaj Frosinones në transfertë. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Gleison Bremer, i cili realizoi me kokë pas krosimit të Francisco Conceiçao.
Bremer ishte protagonist edhe në rastet e para të Juventusit, ndërsa Randal Kolo Muani humbi një mundësi të mirë për të dyfishuar avantazhin.
Frosinone reagoi në fundin e pjesës së parë, me Gabriele Bracaglia që detyroi Guglielmo Vicario të ndërhynte, ndërsa Giorgi Kvernadze goditi rrjetën anësore.
Pas pushimit, Juventus vazhdoi të krijonte raste, kryesisht përmes Francisco Conceiçao, por pa gjetur golin e dytë. Frosinone pati mundësinë më të mirë në shtesë, kur Gabriele Calvani goditi traversën me kokë.
Me këtë rezultat, Juventus regjistroi fitoren e 14-të në 16 ndeshjet e fundit hapëse të sezonit në Serie A, ndërsa Frosinone pësoi humbjen e katërt radhazi në javën e parë të kampionatit./mxh
