Ditëlindja e 48-të e Kobe Bryant u kthye në një moment kujtese dhe emocionesh për familjen e tij. Vanessa Bryant zgjodhi ta përkujtojë bashkëshortin e ndjerë me një mesazh të shkurtër, por shumë domethënës.
Në Instagram, ajo publikoi një fotografi të Kobe-t, ku dyshja shfaqet në një moment të afërt, dhe krahas saj shkroi: “Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”.
Dedikimi i Vanessës mori menjëherë reagime të shumta nga miq, figura publike dhe fansa. Mes atyre që i dërguan mbështetje familjes ishin edhe David Beckham, Kris Jenner, Gabrielle Union dhe Michael Phelps.
Kobe-n e kujtoi edhe vajza e tij e madhe, Natalia. Në Instagram Stories, ajo publikoi një fotografi nga fëmijëria e saj me të atin dhe shkroi thjesht: “Gëzuar ditëlindjen, babi”, duke e shoqëruar mesazhin me një zemër të kuqe.
Legjenda e basketbollit humbi jetën tragjikisht në janar 2020, së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare, Gianna, pas rrëzimit të helikopterit në Calabasas, Kaliforni.
Që prej asaj dite, familja Bryant ka ruajtur gjallë kujtimin e tyre përmes dedikimeve publike dhe punës së fondacionit Mamba & Mambacita, i cili vazhdon të mbështesë të rinjtë dhe komunitetet përmes sportit.
Edhe NBA u bashkua me homazhet për ish-yllin e Los Angeles Lakers, duke e kujtuar në ditën e ditëlindjes së tij dhe duke nderuar trashëgiminë që la pas në basketboll dhe përtej tij./mxh
