Kristjan Asllani ka dhënë miratimin e tij për një transferim te Al Jazira në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Lajmi është konfirmuar nga gazetari Fabrizio Romano, i cili zbuloi se mesfushori shqiptar ka ndryshuar qëndrim pas hezitimit fillestar.
Klubi arab ka arritur një akord verbal me Interin për formulën e lëvizjes së 24-vjeçarit. Marrëveshja parashikon një tarifë huazimi prej 2 milionë eurosh, si dhe një klauzolë blerjeje prej 6.5 milionë eurosh.
Kjo e fundit do të kthehet në detyrim blerjeje nëse plotësohen disa kushte të caktuara gjatë sezonit. Aktualisht, palët po diskutojnë detajet përfundimtare të kontratës dhe kërkesat ekonomike të vetë futbollistit.
Nënshkrimi zyrtar pritet të vijë sapo të mbyllen negociatat mbi pagën e lojtarit./mxh
