Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se ekzekutimet e protestuesve në Iran, të cilat ai i quajti një krizë epike humanitare, duhet të ndalojnë tani.
Trump shkroi në Truth Social se Republika Islamike e Iranit në rënie nuk po paguan një pjesë të madhe të ushtrisë së saj, ndërsa njëkohësisht po vret protestues, edhe kur ata nuk po protestojnë.
“Kjo është një krizë humanitare me përmasa epike që duhet të ndalet TANI”,-theksoi Trump./mxh
