Klubi turk i Trabzonspor-it ka zyrtarizuar goditjen e radhës në merkato duke nënshkruar me mesfushorin brazilian Fabinho.
Pas transferimit të Mohamed Salah, skuadra nga Trabzoni shton një tjetër emër të madh të futbollit botëror në përbërjen e saj.
33-vjeçari ndau dhomën e zhveshjes me yllin egjiptian te Liverpooli gjatë periudhës 2018-2023. Futbollisti u largua si lojtar i lirë pas një përvoje trevjeçare në Arabinë Saudite me ekipin e Al-Ittihad.
Me këtë lëvizje, braziliani zgjedh të rikthehet sërish në futbollin evropian. Marrëveshja e arritur mes Fabinhos dhe Trabzonspor-it do të jetë e vlefshme për dy vitet e ardhshme.
Turqia bëhet kështu stacioni i shtatë në karrierën e tij pas përvojave te Fluminense, Rio Ave, Real Madrid, Monaco, Liverpool dhe Al-Ittihad.
Te Trabzonspor Fabinho do të jetë shok skuadre me fantazistin shqiptar, Ernest Muçi./mxh
