Prokuroria Speciale e Kosovës ka siguruar një komunikim mes Fatmir Shehollit dhe gazetarit Milaim Zeka, të zhvilluar më 30 shtator.
Audio-incizimi zbardh bisedën e zhvilluar nga Sheholli dhe Zeka në parkingun e një restoranti në Prishtinë.
Sipas Prokurorisë, biseda është zhvilluar në momentin e pranim-dorëzimit të një shume financiare prej 1 mijë eurove, të cilat Sheholli dyshohet se i kishte marrë nga BIA serbe në veri të Mitrovicës. Sheholli akuzohet se kishte pranuar 5 mijë euro nga BIA. 1 mijë po ia dorëzonte gazetarit Zeka.
Fatmir Sheholli: Qe ku i ki qetu njëmijë.
Fatmir Sheholli: Qe, nihmi na ma von kur ta qitsh tjetrën.
Milaim Zeka: Qe t`nguc najkush thirrem.
Fatmir Sheholli: Po po thirrem, ej qoma qato kur te… hajt zemra jem.
Mediat në Kosovë raportojnë se bëhej fjalë për një audio-incizim ku përfshiheshin zyrtarë të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, përfshirë ministri Nenad Rashiq. Prokuroria pretendon se përmes këtij materiali, BIA serbe synonte të ndërhynte në zgjedhjet lokale në Kosovë./mxh
