Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, u ka thënë disa homologëve të huaj ditët e fundit se në këtë kohë, SHBA-të nuk pritet të nisin sulme të reja kundër Iranit.
Mediat amerikane theksojnë se komunikimi konfirmohet edhe nga një zyrtar amerikan.
Mesazhi i Rubios drejtuar ministrave të jashtëm të disa vendeve aleate vjen ndërsa SHBA-të besojnë se po i bëjnë presion Iranit me një bllokadë detare, ndërsa lëvizin sasi gjithnjë e më të mëdha nafte përmes Ngushticës së Hormuzit.
Zyrtari amerikan tha se ndërsa Rubio e bëri të qartë se SHBA-të nuk po planifikojnë një kthim në operacione të mëdha ushtarake, ai nuk e përjashtoi mundësinë e sulmeve nëse Irani sulmon i pari.
ubio e përshkroi politikën aktuale të administratës Trump ndaj Iranit në telefonatat me disa nga homologët e tij si shmangie e veprimeve ushtarake për momentin dhe rritje e presionit ekonomik mbi Iranin përmes bllokadës detare të SHBA-së dhe shtytjes së re për sanksione nga Departamenti i Thesarit./mxh
