Një nga këngët më të njohura të Dolly Parton u dëgjua në një prej simboleve më të famshme të Britanisë. “9 to 5” jehoi përpara Pallatit Buckingham, e interpretuar nga Garda Mbretërore gjatë ceremonisë së ndërrimit të rojës, në një homazh të veçantë për ikonën e muzikës Country.
“Duke kujtuar të ndjerën dhe artisten e madhe Dolly, e cila solli gëzim dhe frymëzim për kaq shumë njerëz, përfshirë miliona fëmijë që u dhanë libra falas përmes Imagination Library”, thuhet në njoftimin e familjes mbretërore.
Këngëtarja, kantautorja e muzikës Country, karizma e së cilës, tekstet e ndjera përzemërta prekën imagjinatën e publikut për gati gjashtë dekada, u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare duke lënë pas një karrierë të gjatë,
Asnjë shkak i vdekjes nuk u zbulua, por zëdhënësi i Parton tha që ajo u nda nga jeta paqësisht në Nashville. Revista People raportoi se ylli i muzikës country luftoi një “betejë të shkurtër me kancerin”, teksa disa ditë më parë, Parton i tha revistës se po merrej me çështje shëndetësore të paspecifikuara, por planifikoi të vazhdonte punën./mxh
