Të paktën 37 persona u vranë pasi një dron rus goditi një depo që mbante dronë dhe eksplozivë pranë Kievit.
Sipas mediave të huaja, ngjarja ndodhi të premten vonë në mbrëmje, duke shkaktuar një zjarr të madh dhe shpërthime të vazhdueshme. Lidhur me ngjarjen, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se depot e eksplozivit nuk duhen vendosur pranë zonave të banuara, teksa kërkoi hetime të thelluara për ngjarjen. “Jo depove pranë zonave të banuara; është neglizhencë e tmerrshme të ruhen eksplozivë pranë popullsisë”, tha mes të tjerash Zelensky.
Po ashtu, sipas mediave të huaja, zyrtarë të lartë të Ukrainës kanë paralajmëruar se Moska po përgatit një ofensivë të re tokësore drejt Kievit.
Nga ana tjetër, Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko dhe lideri rus Vladimir Putin po takohen në Moskë, për të diskutuar për rezultatet e arritura nga bashkëpunimi mes dy vendeve.
Lukashenko gjatë takimit vuri në dukje se të dy qeveritë po bashkëpunojnë mirë dhe se nuk ka çështje për t’u zgjidhur midis Moskës dhe Minskut, duke theksuar se të gjitha marrëveshjet po zbatohen.
Ndërkohë, Gjermania po përgatitet të fajësojë Rusinë për sulmin e dështuar me dron në aeroportin e Leipzigut dhe të njoftojë sanksione të reja “të gjera” kundër Moskës, raporton Politico, duke cituar tre zyrtarë të njohur me planet e qeverisë së Friedrich Merz./mxh
