Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një banesë në fshatin Markatomaj të Lezhës.
Nga shpërthimi raportohet se janë lënduar 6 persona. Sipas informacioneve paraprake, të plagosurit janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa vijojnë verifikimet për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e shpërthimit./mxh
