Last Updated on 02/09/2026 by EL
Peshëngritësi Kianoush Rostami i ka fituar dy medalje të argjendta për Kosovën në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, duke e çuar në nëntë numrin e përgjithshëm të medaljeve të Kosovës në këtë garë.
Rostami fitoi medaljen e argjendtë në shkëputje, ndërsa të dytën në disiplinën e shkëputjes dhe shtytjes.
Peshëngritësi iranian mori pasaportën e Kosovës në mars të vitit 2025, ndërsa që nga korriku i po atij viti e përfaqëson Kosovën në garat ndërkombëtare.
Nga nëntë medaljet e fituara nga Kosova në Taranto, dy janë të arta. Ato janë fituar në boks dhe karate nga Donjeta Sadiku dhe Islam Selmani./et
