Cremonese ka vendosur të shkarkojë trajnerin Marco Giampaolo, pavarësisht kualifikimit në fazën e 1/16-ave të Kupës së Italisë.
Skuadra nga Cremona fitoi 2-0 në transfertë ndaj Parmës, duke siguruar një nga rezultatet e rëndësishme të këtij turi.
Megjithatë, kjo ndeshje rezultoi e fundit për Giampaolon në stolin e Cremonese. Trajneri 59-vjeçar kishte marrë drejtimin e skuadrës në mars, me objektiv qëndrimin në Serie A, por nuk arriti ta realizonte këtë synim.
Pavarësisht kësaj, drejtuesit vendosën ta mbanin në detyrë edhe për sezonin e ri. Cremonese e nisi kampionatin me dy humbje në dy ndeshjet e para dhe me golaverazh 0-4.
Pas këtij starti, klubi vendosi të ndërpresë bashkëpunimin me Giampaolon, ndërsa në vend të tij ka rikthyer Fabio Pecchia, i cili ishte larguar nga Cremonese në vitin 2022./mxh
