Ukraina është afër finalizimit të një marrëveshjeje për dronë me Gjermaninë. Kështu ka njoftuar Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të mërkurën pas një telefonate me Kancelarin gjerman Friedrich Merz.
“Kjo, ndër të tjera, me siguri do të rrisë aftësitë mbrojtëse si të Gjermanisë ashtu edhe të Ukrainës”, shkroi presidenti ukrainas në Telegram.
Marrëveshja, e propozuar fillimisht nga Ukraina disa muaj më parë, pritet të përfshijë zhvillimin e përbashkët të disa llojeve të dronëve, raketave dhe softuerëve të lidhur me to.
Zelensky falënderoi Gjermaninë dhe tha se do të takohej me Kancelarin Merz për të nënshkruar marrëveshjen personalisht./mxh
