Last Updated on 03/09/2026 by Anisa
I prerë në fjalën e tij përballë të vetëve në takimin që po mbahet prej orës 10 të mëngjesit të sotëm te Pallati i Brigadave, kryeministri Edi Rama theksoi se çdo ndërhyrje e deputetëve për të punësuar qytetarët përmes një telefonate apo se personi mund të jetë familjar i tij, do të konsiderohet vepër penale.
“Çdo ndërhyrje e një deputeti për të futur një njeri në punë do të konsiderohet vepër penale. Çdo mesazh i çuar për të futur këtë në punë, ose shihe atë, do të konsiderohet vepër penale, do e propozoj të bëhet ky ndryshim. Një deputet që e bën këtë nuk është i denjë për të qenë përfaqësues për njerëzit e tjerë. Gradat duhet të bëhen bazuar te aftësitë e njeriut dhe jo nga pozita që mban sot apo e qeverisë që bie nesër” tha Rama në fjalën e tij.
Kreu i qeverisë theksoi më tej se çdo zyrtarë që përpiqet të ndihmojë qytetarët për t’u punësuar jo ashtu siç e kërkon tregu, por në mënyrë të tërthortë, siç thuhet në zhargon “me mik”, nuk do të tolerohet. Rama nënvizoi se këto dallime për t’i ardhur në ndihmë një personi duke e punësuar tërthorazi, përbëjnë shkelje të detyrës. Ndërsa theksoi se punët në adminstratat publike kanë vend për të gjithë./ad
