Jennifer Aniston ka zbuluar një anë më të panjohur të saj gjatë një eventi në New York, ku u shfaq krah partnerit të saj, Jim Curtis, për të folur rreth projektit të tij të ri, The Book of Possibility.
Në fund të intervistës, Curtis vendosi t’i kthente rolet dhe t’i drejtonte disa pyetje aktores, e cila u duk e surprizuar nga kthesa e papritur. Kur ai e pyeti se “cilën mundësi po zgjedh sot”, Aniston dha një përgjigje mjaft personale.
“Për të kapërcyer një frikë shumë të thellë nga të folurit në publik”, u shpreh aktorja.
Momenti tregoi edhe një tjetër dimension të marrëdhënies së saj me Curtis, me çiftin që në fund ndau një puthje dhe një përqafim, përpara se ai të udhëhiqte audiencën në një seancë meditimi.
Aniston dhe Curtis u lidhën për herë të parë në vitin 2025 dhe marrëdhënia e tyre duket se po ecën në një drejtim pozitiv. Curtis ka folur më herët me superlativa për aktoren, duke e përshkruar si një person “të hapur, të kujdesshëm, të sjellshëm dhe të dashur”.
Ai ka treguar gjithashtu se është pritur ngrohtë nga rrethi i miqve të Aniston, të cilët i konsideron tashmë si një familje. Për mënyrën se si çifti përballet me momentet e tensionit, Curtis ka thënë se mbështeten te meditimi dhe komunikimi.
Ndërkohë, The Book of Possibility është projekti i ri i Curtis, ku ndërthuren neuroshkenca, hipnoterapia dhe spiritualiteti. Aniston ka shprehur publikisht admirimin e saj për punën e partnerit, duke e cilësuar atë si një njeri të veçantë, por njëkohësisht shumë normal dhe të përkushtuar për të ndihmuar të tjerët të përballen me traumat dhe vështirësitë e tyre./MXH
