Lazio po shfrytëzon tregun e lojtarëve të lirë për të përforcuar skuadrën e Gattusos, me Diogo Leite si objektivin kryesor.
Klubi italian ka intensifikuar kontaktet me mbrojtësin portugez, i cili sezonin e fundit ishte pjesë e Union Berlin. Lazio i ka ofruar Leites një kontratë katërvjeçare me pagë rreth 1.7 milionë euro në sezon, plus bonuse.
Negociatat kanë avancuar dhe marrëveshja mund të mbyllet së shpejti. Leite shihet si një përforcim për qendrën e mbrojtjes pas largimit të Alessio Romagnolit.
Ndërkohë, Lazio po kërkon edhe një mesfushor dhe në listë është përfshirë Marcelo Brozovic. Kroati, ish-lojtar i Interit, ka luajtur tre sezonet e fundit te Al Nassr në Arabinë Saudite dhe konsiderohet një alternativë më e përballueshme se David Alaba./k.m
