Protestuesit e grumbulluar këtë të shtunë në organizmin e radhës kundër qeverisë kanë njoftuar se do t’u rikthehen protestave para Kuvendit.
“Më 8 shtator të gjithë te Parlamenti”, “Ditën e martë, në orën 5 pasdite do jemi te Parlamenti”, janë shprehur ata.
Bëhet fjalë për një protestë para godinës së Kuvendit, teksa e marta shënon nisjen e sesionit të ri parlamentar.
Protestat e deritanishme të qytetarëvë para parlamentit janë shoqëruar me tensione, kaos, “sulme” me vezë, ndërsa nuk kanë munguar as përplasjet me efektivët e policisë./k.m
