Pica për mëngjes mund të jetë një zgjedhje më e mirë nga sa mendoni.
Nutricionistët thonë se një fetë pice mund të jetë më e shëndetshme për mëngjes sesa disa lloje drithërash me shumë sheqer. Pica mund të ketë më shumë proteina, më pak sheqer dhe një kombinim më të mirë të karbohidrateve, proteinave dhe yndyrave. Kjo mund t’ju ndihmojë të ndiheni të ngopur për më gjatë.
Nga ana tjetër, shumë drithëra të njohura përmbajnë shumë sheqer të shtuar dhe pak proteina ose fibra.
Kjo nuk do të thotë se duhet të hani pica çdo mëngjes në vend të tërshërës. Ideja është se vetëm sepse një ushqim quhet “ushqim mëngjesi”, nuk do të thotë automatikisht se është më i shëndetshëm./ad
