Last Updated on 07/09/2026 by EL
Para se të marrin pjesë në seancën e nesërme plenare deputetët demokratë do të mblidhen në selinë blu, kësaj radhe pa kreun e partisë Sali Berisha, i cili rikujtojmë se ndodhet në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mësohet se mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike do të zhvillohet një orën 16:00, një orë para nisjes së sesionit të ri parlamentar. Ka qenë kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, ai i cili ka njoftuar orarin dhe u ka dërguar një mesazh urimi kolegëve të tij për sesionin e ri politik, i cili pritet të nisë aty ku është lënë në korrik.
Kujtojmë se bashkë më deputetët në dyert e Kuvendit, do të rikthehen edhe protestuesit, të cilët kanë lajmëruar se do ta zhvendosin qëndresën e tyre para Parlamentit, ku kanë paralajmëruar “sulme” me vezë, ashtu si edhe e kanë bërë “traditë”, karshi deputetëve./et
