Last Updated on 08/09/2026 by EL
Ministri i Jashtëm boshnjak, Elmedin Konakoviç këtë të marte ka njoftuar se qeveria e Bosnjës ka vendosur dëbimin nga vendi të dy diplomatëve serbë, të cilët kanë afat 48 orë për largim. Gjithashtu, është marrë vendim për heqjen e pëlqimit për Deklaratën e përbashkët për marrëdhëniet ndërfqinjësore.
Kjo deklaratë duhej të nënshkruhej më 1 tetor në Mal të Zi. Zyrtarët që u urdhëruan të largohen janë Milan Dulanoviç dhe Danko Maksimoviç, këshilltarë në Ambasadë. Një ditë më parë, Bosnja vendosi të largojë nga Ambasada e saj në Beograd shumicën e stafit./et
