Rizarta Hoxha dhe Arbër Çepani kanë tërhequr sërish vëmendjen e publikut, pas një fotografie të publikuar së fundmi nga gazetari Elton Tozaj.
Në imazhin e publikuar, Rizarta Hoxha dhe Arbër Çepani shfaqen gjatë pushimeve, një detaj që ka rikthyer në qendër të vëmendjes aludimet për një afërsi mes dy personazheve të njohur.
Dyshimet për një marrëdhënie më shumë se miqësore mes tyre kanë qarkulluar prej kohësh në rrjetet sociale, ndërsa kjo fotografi e re ka shtuar edhe më shumë kureshtjen e publikut.
Megjithatë, deri më tani, as Rizarta Hoxha dhe as Arbër Çepani nuk kanë bërë një konfirmim publik për natyrën e marrëdhënies së tyre.
Fotografia është publikuar nga Elton Tozaj dhe është bërë menjëherë objekt diskutimi në rrjet./mxh
