Në orën 20:15 është njoftuar për një vatër zjarri pranë Fushës së Aviacionit në Gjirokastër.
Menjëherë është nisur drejt vendngjarjes një automjet zjarrfikës me efektivë. Me mbërritjen në terren, u konstatua se zjarri kishte rënë në një kanal, ndërmjet Fushës së Aviacionit dhe një parcele bujqësore, dhe po merrte përmasa.
Efektivët zjarrfikës ndërhynë menjëherë, duke bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit. Falë ndërhyrjes në kohë, zjarri nuk shkaktoi dëme në pasuri apo në ambientet përreth.
Organet ligjzbatuese po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm./mxh
