Last Updated on 09/09/2026 by Klara
Izraeli do të mbyllë konsullatën britanike në Jerusalem, si një nga katër “kundërmasat” ndaj Mbretërisë së Bashkuar, njoftoi ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar.
Izraeli po u ndalon gjithashtu hyrjen në vend 11 deputetëve britanikë, përfshirë Zarah Sultana, Jeremy Corbyn dhe Diane Abbott.
Vendimi vjen pasi Sekretari i Jashtëm britanik, Ed Miliband, i tha Parlamentit se Mbretëria e Bashkuar do të ndalojë importin e mallrave nga vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Miliband deklaroi se “spastrimi etnik” po kryhej nga “terroristë kolonë” dhe akuzoi qeverinë izraelite se po “mbyllte një sy” ndaj situatës.
Njëmbëdhjetë vende, përfshirë Francën, Kanadanë, Spanjën dhe Poloninë, do të zbatojnë të njëjtat sanksione ndaj vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor, të cilat konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.
Kryeministri Andy Burnham tha se “masat e synuara” mbështesin “perspektivën e izraelitëve dhe palestinezëve që të jetojnë krah për krah në paqe”.
Ndërkohë, Izraeli ka planifikuar të ndërtojë 1,200 shtëpi të reja në Bregun Perëndimor të pushtuar, ndërsa gjatë këtij viti është raportuar një rritje e sulmeve të kolonëve ndaj palestinezëve./k.m
