Last Updated on 09/09/2026 by EL
Në këto ditë të para të shtatorit, në pikën kufitare të Kakavijës po regjistrohet një fluks i pazakontë lëvizjesh në të dyja anët e kufirit me Greqinë.
Gjatë 24 orëve të fundit, nëpërmjet kësaj pike kufitare kanë lëvizur për hyrje dhe dalje 8,929 persona dhe 2,661 automjete.
Fluksi i shtuar i udhëtarëve ka shkaktuar radhë të gjata pritjeje, veçanërisht në territorin grek, ku në fillim të javës janë krijuar kolona automjetesh.
Për të përballuar fluksin dhe për të shmangur radhët e gjata në kufi, gjatë ditës së martë në Kakavijë është rritur numri i sporteleve në dispozicion për kontrollin e dokumentacionit
.Autoritetet kufitare po punojnë me kapacitet të shtuar, me qëllim përshpejtimin e procedurave të kontrollit dhe lehtësimin e lëvizjes së udhëtarëve në të dyja drejtimet./et
