Banorët e Kotës janë shprehur të gjithë kundër bashkimit të Bashkisë Selenicë me Bashkinë Vlorë. Gjatë dëgjesës publike, banorët deklaruan njëzëri se nuk e pranojnë këtë bashkim dhe se nuk duan që Selenica t’i bashkohet Vlorës.
Dëgjesat publike vijojnë çdo ditë në fshatra të ndryshme të Bashkisë Selenicë, ndërsa qëndrimi i banorëve, sipas tyre, mbetet i njëjtë: kundër bashkimit me Vlorën dhe kundër reformës territoriale.
Banorët kërkojnë që zëri i tyre të merret në konsideratë dhe Bashkia Selenicë të vijojë të funksionojë si Bashki./k.m
