Last Updated on 09/09/2026 by Anisa
Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla në seancën e djeshme plenare dha sinjalin e parë të bashkëpunimit me opozitën.
Ai deklaroi se “ Puna jonë në këtë sesion duhet të eci me ritëm tjetër, që kërkon procesin e negociatave. Na ka kërkuar sot grupi parlamentar i Partisë Demokratike që të marrim nga qeveria listën e të gjitha ligjeve që duhet të miratojmë në këtë sesion. Në fund të kësaj seance, përmes ministres së Marrëdhënieve të Parlamentit, do t’i drejtohet zyrtarisht grupit parlamentar të Partisë Demokratike”.
Kjo kërkesë e opozitës është plotësuar nga Taulant Balla dhe në fund të seancës i është dorëzuar lista e ligjeve që duhen përafruar për anëtarësimin e plotë në BE.
Lista që disponohet nga Top Channel ka 41 projektligje të cilat duhet të diskutohen në komisionet parlamentare dhe më pas votohen nga kuvendi për të avancuar me mbylljen e kapitujve.

Kapitulli 13 – Peshkimi dhe Akuakultura
- Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në “Ligjin Nr.64/2012 “Për Peshkimin”” – Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Kapitulli 7 – Pronësia Intelektuale
- Projektligji “Për ndryshime në Ligjin nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit” (i ndryshuar)” – Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit
- Projektligji “Për disenjot” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
- Projektligji “Për Treguesit Gjeografikë dhe Produktet Artizanale dhe Industriale” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
- Projektligji për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 52/2025 “Për markat tregtare” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
- Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 53/2025 “Për patentat, modelet e përdorimit dhe certifikatat e mbrojtjes shtesë” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
Kapitulli 6 – Legjislacioni për shoqëritë tregtare
- Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9901, date 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
- Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, të ndryshuar” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
- Projektligji “Për shndërrimin, bashkimin dhe ndarjen ndërkufitare të shoqërive tregtare” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
- Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 131/2015 “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”, të ndryshuar” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
- Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 236, datë 18.2.2010, “Për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
Kapitulli 17 – Politika Ekonomike dhe Monetare
- Projektligj “Për Bankën e Shqiperisë” – Ministria e Financave
- Projektligji “Për krijimin e Këshillit Fiskal” – Ministria e Financave
Kapitulli 4 – Levizja e Lire e Kapitalit
- Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr.133/2013 “Për sistemin e pagesave” – Ministria e Financave
- Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.55/2020 “Për shërbimet e pagesave” – Ministria e Financave
- Projektligji “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave” – Ministria e Financave

Kapitulli 5 – Prokurimi Publik
- Projektligj “Për disa shtesa e ndryshime të Ligjit nr. 162/2020 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar” – Agjencia e Prokurimit Publik
- Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 36/2020 “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë” – Ministria e Mbrojtjes
Kapitulli 16 – Tatimet
- Projektligji “Për bashkëpunimin administrativ në fushën e tatimeve dhe shkëmbimin e informacionit tatimor” (DAC 1) – Ministria e Financave
- Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 4/2020 “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare” (DAC2) – Ministria e Financave
- Projektligji “Për shkëmbimin automatik të vendimeve tatimore ndërkufitare në avancë dhe Marrëveshjeve të Çmimit në Avancë (MÇA)” (DAC3) – Ministria e Financave
- Projektligji “Për shkëmbimin automatik të detyrueshëm të informacionit mbi marrëveshjet ndërkufitare të raportueshme” (DAC 6) – Ministria e Financave
- Projektligji “Shkëmbimi automatik i informacionit nga operatorët e platformave digjitale” (DAC7) – Ministria e Financave
- Projektligji “Për shkëmbimin automatik të informacionit mbi kripto asetet” (DAC 8) – Ministria e Financave
- Projektligji “Për deklaratën informative të tatimit shtesë dhe shkëmbimin automatik të saj” (DAC9) – Ministria e Financave
Kapitulli 9 – Shërbimet financiare
- Projektligji “Për mbikëqyrjen plotësuese të institucioneve të kreditit, ndërmarrjeve të sigurimeve dhe firmave të investimit në një konglomerat financiar” – Ministria e Financave
- Projektligji “Për tregjet e kripto-aseteteve” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
- Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr.9662, datë 18.12.2006, “Për Bankat në Republikën e Shqipërisë” – Ministria e Financave

Kapitulli 15 – Energjia
- Projektligji “Për efiçiencën e energjisë” – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
- Projektligji “Për përcaktimin e kërkesave për projektimin ekologjik të produkteve me ndikim në energji” (Ekodizajn) – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
- Projektligji “Për krijimin, mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave minimale të sigurisë të naftës bruto dhe nënprodukteve të saj” – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Kapitulli 14 – Politika e Transportit
- Projektligji “Për ndryshimin e Ligjit nr.118/2012 “Për transportin e mallrave të rrezikshme” – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Kapitulli 10 – Shoqëria e Informacionit dhe Media
- Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 54/2024 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
- Projektligji “Për shërbimet digjitale në Republikën e Shqipërisë” – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
- Projektligji “Për masat për të ulur koston e vendosjes së rrjeteve të komunikimit gigabit” – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
- Projektligji “Për bllokimin gjeografik dhe format e tjera të diskriminimit bazuar në kombësinë, vendbanimin ose vendin e themelimit të klientëve brenda tregut të brendshëm” – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
- Projetligji “Për rregullat e harmonizuara mbi inteligjencën artificiale” – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Kapitulli 32 – Kontrolli Financiar
- Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, ‘Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar” – Ministria e Drejtësisë
Kapitulli 8 – Politika e Konkurrencës
- Projektligji për ndryshime në Ligjin nr. 9374/2005 “Për ndihmën shtetërore”, i ndryshuar – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore
- Projekligji “Për financimin e partive politike” – Kuvendi
- Projektligj “Për donacionet dhe sponsorizimet” – Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

