Lady Gaga dhe Michael Polansky mund të jenë martuar në fshehtësi. Miqtë e çiftit dyshohet se besojnë se ata janë arratisur për këtë arsye, pasi këngëtarja kishte lënë të kuptohej më herët se martesa e tyre do të ndodhte “së shpejti”.
Sipas një burimi të cituar nga Daily Mail, askush nga rrethi i afërt i Gaga-s nuk e ka parë apo dëgjuar prej saj prej më shumë se një muaji.
“Të gjithë në rrethin e saj mendojnë se ajo është martuar në fshehtësi me Michael dhe tani ndodhet në muajin e mjaltit, duke u përpjekur të bëjë një fëmijë”, tha burimi.
Sipas të njëjtit burim, 40-vjeçarja kishte planifikuar që në këtë periudhë të jetës të krijonte familje.
“Ajo ka vetëm një motër, Natali, dhe gjithmonë ka dashur të kishte më shumë motra e vëllezër. Prandaj dëshiron që fëmijët e saj të kenë shumë vëllezër e motra, në mënyrë që të mbështeten te njëri-tjetri”, u shpreh burimi.
Pavarësisht se ka qëndruar larg vëmendjes publike, Gaga ka qenë aktive në rrjetet sociale, kryesisht për të promovuar produktet e saj të kozmetikës Haus Labs. Më 25 gusht, ajo publikoi gjithashtu një fotografi Polaroid të saj, pa asnjë përshkrim.
Megjithatë, deri tani, nuk ka një konfirmim zyrtar nga këngëtarja apo përfaqësuesit e saj për një martesë të fshehtë.
Lady Gaga dhe Michael Polansky janë në një lidhje që prej vitit 2019 dhe e bënë publike fejesën në vitin 2024, gjatë Lojërave Olimpike të Parisit.
Në mars të këtij viti, Gaga foli për planet e martesës gjatë një transmetimi në iHeartRadio.
“Do të martohemi së shpejti”, pohoi ajo./mxh
