Prej dy ditësh, aktiviteti gjyqësor është pezulluar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për shkak të situatës së krijuar lidhur me pagat në sistemin e drejtësisë.
Gjatë kësaj periudhe nuk është zhvilluar asnjë seancë gjyqësore. Sipas vendimit të gjykatës, pezullimi do të vijojë deri në një vendim të dytë, ndërsa aktualisht nuk ka një afat të përcaktuar për rikthimin e aktivitetit normal.
Përjashtim bëjnë vetëm seancat për masat e arrestit, të cilat vijojnë të zhvillohen.
Ndërkohë, edhe shërbimi për qytetarët është i kufizuar dhe ofrohet vetëm për 15 minuta në ditë.
Ende nuk dihet se sa do të zgjasë kjo situatë dhe kur do të rikthehet shërbimi i plotë në Gjykatën e Vlorës./k.m
