Last Updated on 10/09/2026 by EL
Luftimet pranë ngushticës Bab al-Mandab në Jemen mund të shkaktojnë rritje të çmimeve të ushqimeve dhe të thellojnë krizën globale të urisë, paralajmëron Programi Botëror i Ushqimit (WFP).
Carl Skau, drejtor ekzekutiv në detyrë i WFP-së, tha se përshkallëzimi i konfliktit në rajon mund të sjellë pasoja të rënda jo vetëm për popullsinë e Jemenit, por edhe për komunitetin ndërkombëtar.
“Javën e kaluar isha atje dhe paralajmërova se ndërprerjet e mëtejshme do të rrisnin çmimet e ushqimeve, do të thellonin vështirësitë dhe do të krijonin më shumë pengesa për ndihmat humanitare.
Populli i Jemenit vuan më shumë, por ndikimi është global”, deklaroi Skau./et
