Last Updated on 10/09/2026 by Monika
Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e sotme në aksin Lushnjë-Berat.
Të plagosurit janë identifikuar si Elmas Plaku, 59 vjeç, dhe Anxhela Plaku, 19 vjeçe, të cilët udhëtonin në një automjet tip “Ford”.
Për shkak të gjendjes shëndetësore, Elmas Plaku do të transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa 19-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 16:45, në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, automjeti tip “Mercedez-Benz”, me drejtues shtetasin N. H., 33 vjeç, është përfshirë në një aksident rrugor, me automjetin tip “Fiat”, me drejtues shtetasen E. Sh., 28 vjeçe, si dhe me automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin E. P., 59 vjeç.
Si pasojë e aksidentit rrugor, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Ford”, shtetasi E. P., i cili, për shkak të gjendjes shëndetësore, do të transportohet në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore të specializuar, si dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja A. P., 19 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore, për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./mxh
