Një i dënuar në IEVP Shkodër është kapur me një aparat celular dhe dy qese të tejdukshme, në brendësi të të cilave gjenden lëndë narkotike të dyshara të llojit cannabis sativa.
Siç bëhet me dije nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, ë përfundim të kryerjes së veprimeve të para procedurale nga AMSEVP është kryer arrestimi në flagrancë i të burgosurit S. Gj., për veprat penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 324/a dhe 283 të Kodit Penal.
Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë shtetasi i burgosur E. B., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasi F. D. me detyrë punonjës policie në IEVP Shkodër, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, si edhe shtetasi A. Ll. me detyrë punonjës policie në IEVP Shkodër, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”./mxh
