Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një intervistë për gazetarin Çim Peka ka folur dhe për planet e opozitës për protesta.
Berisha tha se PD nuk do të zbresë kurrë në shesh për të shuar protestën aktuale të qytetarëve.
Sa i përket një plani konkret për protessta nga opozita, Berisha u shpreh se do të shihen të gjitha variantet.
“Në shesh siç është sot ne jemi. Por në shesh që ne të shuajmë këtë protestë, nuk e bëjmë kurrë. Ata që udhëhoqën dhe uhdëheqin porotestën, donin me çdo kusht të mos ishte partiake. Kjo s’do të thotë që s’do dalim në protesta. Do të shohim të gjitha variantet”, tha Berisha./mxh
