Emma Bonino, një prej figurave më të njohura të politikës italiane, ka ndërruar jetë. Gjatë gjithë jetës së saj, ajo u shqua për angazhimin në mbrojtjen e të drejtave të grave, lirive civile dhe çështjeve ndërkombëtare.
Bonino u bë e njohur edhe për protestat dhe grevat e urisë, ndërsa karriera e saj e çoi nga betejat për të drejtat e grave deri te diplomacia dhe institucionet më të larta të politikës italiane.
Në një intervistë për Vanity Fair, ajo kishte folur edhe për vdekjen dhe dëshirën për të ruajtur lirinë për të vendosur vetë deri në fund të jetës.
“Nuk mendoj kurrë për vdekjen. Por sigurisht që kam bërë testamentin biologjik dhe e di se, kur të vijë momenti, dua të vendos vetë. E lirë deri në fund”, ishte shprehur Bonino.
Për dekada, ajo u konsiderua një zë i fortë në politikën italiane, duke mbështetur të drejtat e njeriut dhe reformat sociale./ad
